Zyrtare/ Qeveria miraton vendimin, paga minimale do të jetë 24 mijë lekë. Për çfarë orari pune jepet kjo lloj pagese dhe kur pritet të hyjë në fuqi?

Qeveria ka miratuar mbledhjen e sotme pagën bazë minimale në shkallë vendi. Konkretisht sipas vendimit të sotëm, paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj do të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë.
Gjithashtu në vendim thuhet se paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
“Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë. Vendimi nr.573, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet”, thuhet në vendim e miratuar nga qeveria së fundmi.
Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.