10 punë për pensionistët që duan të angazhohen – Të gjitha paguhen më shumë se paga minimale
Dalja në pension shkakton ndjesi të ndryshme në persona të ndryshëm. Disa e konsiderojnë si një pushim dhe e shfrytëzojnë për të udhëtuar ose për të qëndruar më shumë me familjarët. Disa të tjerë e gjejnë veten të etur për ndërveprim shoqëror e për të punuar. Për më tepër, shkenca ka arritur në konkluzionin që me punën e vazhdueshme, vijnë të mira fizike e mendore.
Nëse jeni një pensionist që pyesni veten si të bëni ca të holla ndërsa plotësoni nevojën tuaj për shtim të stimulimit social dhe mendor, mos kërkoni më tej. Këtu janë 10 punë me kohë të pjesshme të përsosura për pensionistët dhe të gjitha paguajnë të paktën 14 dollarë në orë.
1.Koordinator në programet jofitimprurëse – Pagesa mesatare për orë: 29 $
Nuk ka kohë më të mirë për t’u përfshirë në përpjekjet që ju frymëzojnë se sa tani. Në përgjithësi, një koordinator i programeve jofitimprurëse, vë vëmendjen në aspektet e mbledhjes së fondeve dhe organizimit. Pra, nëse ka një program në zonën tuaj që me të vërtetë ndez interesin tuaj, merrni pjesë.
2.Taksist – Pagesa mesatare për orë: 20 $
Nëse qëllimi juaj është socializimi, kjo punë është për ju. Bukuria e kësaj pune qëndron në faktin që ju zgjidhni se kur doni të punoni. Nëse një ditë zgjoheni dhe jeni energjik, merrni makinën dhe nisuni për punë. Nëse jo, mund të rrini brenda dhe të shijoni një kafe të mirë.
3.Mësues privat – Pagesa mesatare për orë: 15 $
Nxënësit kanë nevojë për mësues privat dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Nëse sfondi juaj profesional është i përshtatshëm, mund të vendosni reklama ose të lini kartëvizita në shkollat e zonës suaj.
4.Shofer i autobusit të shkollës – Pagesa mesatare për orë: 16 $
Kjo punë është për ju nëse pëlqeni t’i shërbeni komunitetit. Pagat janë të mira dhe do të keni mundësi të ndikoni te të rinjtë e zonës suaj.
5.Bibliotekar – Pagesa mesatare e orëve: 30 $
Nëse e dashuroni letërsinë, kjo punë është e përsosur për ju. Nëse nuk i plotësoni kushtet, mund të bëheni ndihmës dhe sërish të jeni të rrethuar nga mendje të etura dhe libra fantastikë.
6.Llogaritar – Pagesa mesatare për orë: 17 $
Llogaritar me kohë të pjesshme është puna ideale për një pensionist me një sfond të biznesit ose kontabilitetit. Orët janë fleksibël dhe puna mund të bëhet nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
7.Konsulent biznesi – Pagesa mesatare për orë: 20 $
Le ta pranojmë, pas gjithë atyre viteve që keni shpenzuar për të bërë një biznes të suksesshëm, keni dije të madhe për të ndarë. Ju mund të identifikoni shpejt se si një biznes mund të përmirësojë operacionet e tij. Fillimi i një biznesi të këshillimit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur në punë krijimtarinë tuaj dhe për të ndihmuar një biznes tjetër të arrijë potencialin e tij.
8.Shkrimtar i pavarur – Pagesa mesatare për orë: 25 $
Dashuria për të shkruar nuk largohet kurrë. Dhe nëse keni pasur një karrierë në shkrim, nuk keni pse ta lini me aq. Shkrimi i pavarur është fitimprurës dhe një mundësi fantastike për ta vënë vëmendjen tuaj në artikuj dhe histori që me të vërtetë ju nxisin. Për më tepër, gazeta juaj lokale ose faqet në internet, mund të jenë duke kërkuar një shkrimtar “part-time”.
9.Dado profesionale – Pagesa mesatare për orë: 16 $
Për mësuesit ose edukatorët në pension, dadoja mund të jetë puna më e përsosur që mund të bëni. Kujdesi për fëmijët është një nga punët më të dobishme dhe do t’ju paguajë shumë mirë. Shumë familje në zonën tuaj kërkojnë një ndihmëse për nënat, prandaj kontrolloni lajmërimet ose vendosni një reklamë.
10.Asistent personal – Pagesa mesatare për orë: 14 $
Përshkrimi i punës për një asistent personal mund të marrë shumë forma, prandaj zgjidhni me mençuri. Shumë menaxherë dhe drejtues kërkojnë ndihmë për të ndihmuar në menaxhimin e punëve të tyre të përditshme. Publikoni një reklamë dhe mund të habiteni nga numri i telefonatave që do të merrni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.