8 gjërat që duhet të bëni ditën para se të largoheni për pushime
Tashmë jeni në prag për tu larguar nga rutina juaj e përditshme, duke i lënë vendin pushimeve tuaja që muaj të tërë i keni ëndërruar . Por, para se të niseni për pushime, ka disa hapa të rëndësishme se çfarë duhet të merrni kur niseni në udhëtim. Ja 8 gjërat më të domosdoshme që duhet të merrni:
- Vini në dukje kompaninë tuaj të kartës së kreditit
Për të siguruar që kartat tuaja të kreditit funksionojnë edhe gjatë udhëtimit, kompania juaj e kartës së kreditit duhet të dijë planet tuaja të udhëtimit. Nëse e keni pritur këtë për një kohë të gjatë, mund t’ju duhet të telefononi më parë në mënyrë që të merrni një formular online.
Dhe gjëja më e rëndësishme është: “Sigurohuni që keni kredi të mjaftueshme në dispozicion në kartat tuaja të kreditit”, tha Tammy Levent, themelues në Elite Travel Management Group.
- Kontaktoni kompaninë tuaj të telefonisë celulare
Jeni duke udhëtuar jashtë vendit? Telefononi shërbimin e kompanisë së telefonit tuaj për t’ju ndihmuar të vendosni planin më të lirë për të bërë thirrje, për të dërguar mesazhe dhe për të pasur akses interneti gjatë gjithë udhëtimit.
- Njoftoni operatorin e sistemit tuaj të sigurimit për të ruajtur shtëpinë tuaj
“Nëse jeni larguar për dy javë apo edhe më shumë, është një ide e mirë t’i tregoni departamentit tuaj të policisë lokale se ndodheni jashtë vendit”, tha Levent.
- Konfirmo të gjitha rezervimet
Kontrolloni të gjitha rezervimet tuaja: fluturimin, hotelin, makinën me qira, restorantet, atraksionet dhe çdo shërbim tjetër që keni planifikuar. Në rast se ju nuk doni të keni ndonjë surprizë të papritur nga banka. Nëse keni printer, nuk është ide e keqe për të printuar konfirmimet. Nëse nuk e bëni, shkruani të paktën numrat e konfirmimit dhe mbani gjithmonë me vete letrën e kontakteve, numrat e telefonave dhe rezervimet e hotelit.
- Kontrolloni motin.
Kjo mund të duket si e habitshme, por “shumë udhëtarët harrojnë ta bëjnë këtë”, tha Levent. Kontrolloni parashikimin se si do të jetë moti për ditët në vazhdim gjatë pushimeve tuaja.
- Hidhni jashtë çdo ushqim që prishet në frigoriferin tuaj
Gjëja e fundit që dëshironi është se nëse ktheheni nga pushimet tuaja në shtëpi nuk doni të ndjeni erën e keqe të ushqimeve të prishura. Por nëse ndodheni në këtë situatë, hapi i parë që duhet të merrni është të vini lavastoviljen dhe të pastroni lavamanin.
- Lini një itinerar me një mik ose një anëtar të familjes.
Kontakti i urgjencës duhet të ketë një kopje të planeve të udhëtimit tuaj, këshillon Levent.
- Boshatisni portofolin tuaj
Hapni portofolin tuaj dhe hiqni çdo send që nuk ju nevojitet gjatë udhëtimit tuaj. Lini kartat e dhuratave, kartat e kreditit shtesë dhe çdo përmbajtje tjetër të panevojshme në shtëpi.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.