Alitalia, panoramë “blu”? Ka një tjetër skenar për të ardhmen, veç falimentit
Pas referendumit brenda kompanisë, skenarët për të ardhmen e Alitalias janë të kufizuar, dhe asnjë prej tyre nuk duket se i shkon për shtat një gjigandi si Alitalia. Veç falimentit, çdo skenar tjetër do të ishte thjeshti i përkohshëm.
Ilsole24ore në një analizë bën një paralele mes kompanisë dhe Blue Panorama, ku thekson se Alitalia mund të operojë në bazë të këtij skenari. Alitalia është vënë në administrim të jashtëzakonshëm. Veç dy skenarëve të njohur tashmë, që është shitja e kompanisë dhe likudimi, ose thënë shkurt falimenti, prestigjiozja flet pikërisht për këtë skenar të tretë.
Prej thuajse 5 vitesh, Blue Panorama është në administrim të jashtëzakonshëm për shkak të një sërë problemesh gjyqësore, por edhe gjyqit për evazion fiskal ndaj kreut të saj. Pra, Blue Panorama, këtu e pesë vite, arrin të fluturojë, paçka se ligjet e fizikës ia ndalojnë. Veç kësaj, ka arritur të vendosë në vijë edhe bilancet.
Kompania e krijuar në vitin 1998, arriti kulmin e saj gjatë viteve të boomit, por në vitin 2012 e pa veten me 120 milionë euro borxhe dhe një sërë çështjesh gjyqësore të hapura. Që prej këtij viti, kompania nuk ka humbur qoftë edhe një fluturim të vetëm. Madje, sot është kompania e katërt më e madhe ajrore në Itali, me 9 avionë dhe 410 punonjës dhe transporton rreth 1 milionë udhëtarë në vit. Në vitin 2016, kompania raportonte të ardhura në 200 milionë euro. Pra, pas 5 vitesh nën menaxhim gjyqësor, Blue Panorama është kthyer në këmbë. Kjo do të thotë se, edhe për Alitalia-n ka dritë në fund të tunelit, dhe se gjithmonë ka një zgjidhje tjetër.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.