Arrihet marrëveshja SHBA-BE – Ulet çmimi i arit
Nën presionin e një dollari më të fortë dhe për t’ju përgjigjur lehtësimit të tensioneve tregtare nga ana e SHBA për Bashkimin Europian, vlera e arit u ul të enjten. Pas një takimi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të dyja palët njoftuan se do fillojnë bashkëbisedimet për të shkurtuar pengesat e tjera tregtare.
Ari zakonisht humbet terren kur përballet me aktive më të rrezikshme se vetja. Ai ra me 0.4 për qind, pasi u rrit me 0.6 për qind të mërkurën ndërsa metali arriti në 1.235.16 dollarë që ishte shifra më e lartë në gjithë javën.
“Rritja ka të bëjë pjesërisht me lajmin se Trump dhe BE arritën në një marrëveshje për luftën tregtare dhe një ndalesë mbi tarifat e automjeteve”,- tha analisti i metaleve të çmuara, Natixis Bernard Dahdah.
Por ari ka rënë që nga prilli, kështu që historia e BE-SHBA nuk është e vetmja arsye. Ari aktualisht është duke u tregtuar me 10 për qind më pak që nga vlera e tij në prill, kjo për shkak të presionit të dollarit, i cili është rritur rreth 5 për qind që nga ajo kohë.
Monedha e SHBA u rrit 0.2 për qind të enjten. Ndërmjet metaleve të tjera të çmuara, argjendi shënoi një ulje prej 0.5 për qind krahasuar me disa kohë më parë ndërsa platinium u ul me 1.6 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.