Autoritetet turke konfiskojnë lëndë narkotike me vlerë 460 mln dollarë
Turqia konfiskoi më shumë se 460 milionë dollarë lëndë narkotikë në nëntë muajt e parë të 2018-ës, thanë autoritetet turke, duke pësuar rritje krahasuar me një vit më parë kur Turqia përforcoi luftën kundër trafikut të drogës ilegale.
Konfiskimet e kokainës dhe heroinës u rritën me 51 për qind. Gjithashtu, sipas ministrisë së brendshme u konfiskua edhe ekstazë në nivelin 245 për qind.Turqia është në të ashtuquajturën Rrugë Ballkanike të trafikimit të drogës e cila përdoret për furnizimin e Perëndimit me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme, duke përfshirë edhe heroinën që lëviz nga Afganistani në Europë.
Sipas Reuters, një deklaratë e ministrisë turke tha se trafikimi i drogës është një nga burimet kryesore të financimit grupeve terroriste. Operacionet policore kundër kontrabandës së drogës janë rreth 31 për qind dhe arrestimet rreth 28 për qind këtë vit.Turqia në vitet e fundit ka zgjeruar aktivitetet e saj kundër drogës pas një rritjeje të përdorimit të saj dhe vdekjeve të shkaktuara nga konsumi sintetik i marijuanës.
e.t /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.