Aventura e magjistratit italian, bën Shqipëri-Itali me kajak! Udhëtimi zgjati 12 orë e 30 minuta
Nga Gjiri i Vlorës në Shqipëri në brigjet puljeze për 12 orë e 30 minuta duke vozitur në kajak. Kjo është sipërmarrja e re sportive e përmbushur nga magjistrati Simone Purgato, zëvëndësprokuror në Bolonja të Italisë. ANSA raporton se 53 vjeçari shoqërohej nga Carlo Lanzillotto, ish komandant i njësisë detare të Guardia di Finanza, tashmë në pension dhe nga Massimiliano Tagliati të cilët e ndoqën lundrimin përmes një gomoneje ku ishin edhe furnizimet e nevojshme të udhëtimit.
Ky kalim ishte parashikuar të kryhej në ditët e para të muajit por për shkak të kushteve atmosferike u shty disa herë, duke qenë se kanali i Otrantos është i paparashikueshëm për shkak të erës dhe dallgëve. Në bordin e kajakut 5.49 metra, Purgato ka lunduar me 6.1 km/orë duke përshkuar 76.59 kilometra.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.