BQE nuk do ndërhyjë, Weidmann: Situata pas Covid-19, jo e mjaftueshme për të vepruar
Ekonomia dhe tregjet po e përjetojnë në mënyrë të paprecendetë shpërthimin e epidemisë së Covid-19, tashmë edhe përtej Kinës. Dy zyrtarë ta lartë të Bankës Qendrore Europiane deklaruan se, pavarësisht këtij kërcënimi të ri në derë, dhe pavarësisht reagimit mjaft agresiv të tregjeve, institucioni nuk ka ndërmend të ndërhyjë për momentin. Shumëkush kishte hamendësuar për një shkurtim të normave të interesit.
Kjo deklaratë duket se hedh poshtë pritshmëri të tilla. Deklarata u bë nga guvernatorët e bankave qendorre të Gjermanisë dhe Lituanisë. “Kjo është një çështje shumë komplekse e politikës monetare, për të cilën, në këndvështrimin tim, nuk duhen veprime”-deklaroi Jens Weidmann, numri 1 një i bankës qendrore të Gjermanisë.
Homologu i tij lituanez deklaroi se Banka Qendrore Europiane ka vendosur të presë, duke nënvizuar se ansjë veprim nuk pritet gjatë mbledhjes së ardhshme, atë të 12 marsit. Weismann deklaroi gjithashtu se ekonomia do të ngadalësohet lehtë këtë vit si pasojë e Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.