Bursat zgjerojnë fitimet – Bashkimet mes korporatave përmirësojnë humorin
Tregjet financiare globale kanë zgjeruar fitimet në sesionin e sotëm, për shkak të lajmeve që kanë të bëjnë me korporatat dhe pritshmërive se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në takimin e dhjetorit.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600, ka fituar rreth 0.2%, me shumicën e sektorëve në territor pozitiv. Sektori banker dhe ai i sigurimeve janë performuesit më të dobët, për shkak të komenteve të fundit të shefes së Rezervës Federale, Janet Yellen.
Ajo tha se Rezerva Federale nuk do të mbajë politikat monetare të pandryshuara derisa inflacioni të arrijë objektivin pre 2%. Këto komente bënë që edhe dollari amerikan dhe yieldi i bonove amerikane të rriten.
Përsa i përket informacioneve mbi korporatat, aksionet e Alstom u rritën gjatë ditës së sotme, për shkak të informacioneve se kompania franceze mund të bashkohet me Siemens.
Kompanitë do të bashkojnë operacionet e hekurudhave. Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, deklaroi se shpreson që një bashkim i ngjashëm të bëhet edhe në industrinë detare.
Gjatë kësaj jave, investitorët janë fokusuar kryesisht te politikat monetare dhe i kanë lënë mënjanë tensionet gjeopolitike që kanë të bëjnë me Korenë e Veriut.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.