Cilët janë njerëzit më të besuar në botë?! – Nga politikanët, mjekët e deri tek njerëzit e “zakonshëm”
Sondazhi prestigjioz i Statista ka publikuar renditjen e profesioneve më të besuara në botë nga ku dalin lajme jo shumë të mira për politikanët! Të gjithë jemi të njohur me frazën e zakonshme të mjekëve të cilët kërkojnë besimin ndaj tyre duke e asociuar atë me profesionin e tyre serioz. E njëjta gjë rezulton dhe një sondazh i kryer nga Ipsos, ku mjekët janë vërtet grupi i njerëzve më i besuar në botë.
Sipas rezultateve të publikuara në Statista 64 % e të anketuarëve mendojnë se mjekët janë të besueshëm, ndërsa vetëm 10 % e tyre nuk u besojnë, duke arritur kështu një nivel neto besimi prej 54 %. Shkencëtarët ishin shumë pranë me një besueshmëri neto prej 51 %, ndërsa mësuesit përfunduan në vendin e tretë me 43 %.
Në anën tjetër të shkallës, politikanët dolën si grupi i njerëzve më pak të besueshëm me një rezultat neto prej -52 %. Malajzia dhe India ishin ndër vendet që shfaqën nivelet më të larta të besimit tek politikanët me përkatësisht 18 dhe 19 % që u besonin atyre atje.
Sipas rezultateve të publikuara rezulton se profesionet më të besuara veç mjekëve, shkencëtarëve dhe mësuesve ishin forcat ushtarake dhe të ashtuquajturit njerëzit e zakonshëm. Ndërsa në listën e errët veç politikanëve në vendin e parë renditeshin më pas ministrat, menaxherët e marketingut, bankierët e më pas gazetarët.
Argjentina dhe Kolumbia kishin besimin më të vogël me -3 dhe 4 %. Ndër shtetet me besimin më të lartë ishin pikërisht Malajzia dhe India ndërsa ato më mosbesuese ishin vendet e Amerikës latine Kolumbia dhe Kili. Statista
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.