Çmimi “restoranti më i mirë” – “Osteria Francescana” në Itali fiton përsëri vendin e parë
Restoranti italian, “Osteria Francescana” zuri vendin e parë në ceremoninë e dhënies së çmimeve për 50 restorantet më të mirë në botë, duke fituar pikë për përdorimin në mënyrë zbavitëse të ingredientëve lokalë. Kjo është hera e dytë në 3 vite që restoranti në Modena kryeson listën, pjesëmarrja në të cilën është bërë aq e lakmuar se zotërimi i yjeve Michelin.
“Është një ndjenjë e pabesueshme, kemi bërë diçka speciale në këto vite, të gjithë së bashku”, tha shefi italian Massimo Bottura, duke përshkruar ndjenjën e të qenit në krye të listës gjatë viteve të fundit. Pjesëmarrësit në listë dhe renditja, është bazuar në një sondazh të më shumë se 1,000 kuzhinierëve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertë të tjerë të industrisë në të gjithë botën.
Të tre vendet kryesore u zunë nga restorante europiane. “El Celler de Can Roca”, në Catalonjë zuri vendin e dytë, ndjekur nga “Mirazur”, në rivierën franceze. Fituesi i vitit të kaluar, “Eleven Madison Park” në New York, ra në vend të katërt, megjithatë, specialitetet e këtij restoranti e bënë që të zë vendin e parë në Amerikën e Veriut.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.