Destinacionet shqiptare që ja vlen t’i vizitoni kur ulen temperaturat
Për të kaluar pushimet dimërore apo qoftë dhe për të pushuar në fundjavë Shqipëria ka vende mjaft të bukura të cilat ja vlen t’i vizitoni.
Edhe pse ulja e temperaturave i drejton shqiptarët drejt Malit të Zi dhe Kosovës për të pushuar, destinacione të tilla si Korça, Dardha dhe Voskopoja mirëpresin vizitorë të huaj çdo vit.
Këto fshatra ofrojnë argëtim, traditë, kulturë dhe gatime tradicionale të mrekullueshme të cilat ja vlen t’i provoni.
Lakrorët e Korçës nuk do t’i gjeni në asnjë vend tjetër ashtu si në Dardhë e Voskopojë, aty ku bashkë me motin e ftohtë rritet edhe uria për të ngrënë e provuar më shumë nga ushqimet tradicionale vendase.
Gjatë sezonit të dimrit këto dy destinacione shndërrohen në pista patinazhi dhe janë të mrekullueshme për t’u argëtuar.
E ku ka më bukur se periudha e festave, apo nata e ndërrimit të viteve të kalohet pranë miqve e njerëzve të zemrës në vende të tilla.
Ku atmosfera është më e ngrohta pavarësisht motit të ftohtë. Netët pranë oxhakut duke shijuar verën vendase e bisedat me miqtë do t’ju bëjnë të kaloni një kohë të mrekullueshme.
Edhe pse këto dy fshatra janë vende të vogla atmosfera në periudhën e festave është më e gjallë se në çdo vend tjetër.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.