Detajet kryesore të vaksinës së Pfizer. Teknologjia e përdoror, doza, çmimi dhe kohëzgjatja e mbrojtjtes
Britania nisi vaksinimin në masë të popullsisë kundër Covid-19, ç’ka përbën një nga sfidat më të mëdha logjistike në histori. Vaksina, e quajtur BNT162b2, bazohet tek teknologjia e lajmëtarit të ARN(mRNA), që përdor një lajmëtar kimik për të udhëzuar qelizat që të prodhojnë proteina që imitojnë sipërfaqen e koronavirusit, e për rrjedhojë, krijojnë imunitet. Teknologjia varet tek genet sintetike që mund të gjenerohen dhe prodhohen shumë më shpejtë se vaksinat tradicionale.
Kjo teknologji nuk është miratuar për ndonjë vaksinë deri më tani. Injeksioni duhet të ruhet në -70 gradë celcius. Bazuar tek marrëveshja e furnizimit me SHBA, vaksina kushton 39 dollarë, që ofrohet nëpërmjet 2 dozave. Pfizer ka bërë të ditur se nuk do të ulë çmimet për vendet e tjera të zhvilluara. Në lidhje me kohëzgjatjen e mbrojtjtes, kreu ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin ka thënë se është optimist për një imunizim deri në 1 vit nga vaksina, ndërkohë që shkencëtarët nuk e dinë sa do të zgjasë. Provat po vazhdojnë në të gjithë botën në 154 vendndodhje, përfshirë Gjermani, Japoni, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara, tek pjesëmarrës nga 12 vjeç e sipër. Agjencia Europiane e barnave deklaroi në nisje të muajit se nëse ekspertët kanë marrë të dhëna mjaftueshëm, agjencia do të përfundojë rishikimin më 29 Dhjetor.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.