E tregojnë dhe shifrat e PMI – Ekonomia globale po goditet rëndë / Prodhimi bie ndjeshëm
Coronavirus ka filluar të pengojë aktivitetet ekonomike dhe të mbytë rritjen globale, kanë zbuluar sondazhet e bëra ndaj menaxherëve të kompanive në 5 vendet kryesore të Eurozonës dhe Azisë.
Sondazhet në internet nga IHS Markit në Evropë, Jibun Bank në Japoni dhe Banka Commonwealth në Australi tregojnë se ekonomitë po ndalen, pasi pandemia po i detyron fabrikat të ndërpresin punën, ose mbyllin marrëdhëniet me klientët që tanimë janë të kyçur në shtëpi.
Një indeks i menaxherëve blerës (PMI) kur është mbi 50 tregon shenja të zgjerimit të bizneseve, ndërsa një numër nën 50 sugjeron tkurrje. Leximet në Flash bazohen në rreth 85% të përgjigjeve të përgjithshme të sondazheve në çdo muaj, duke i bërë ato një tregues të besueshëm të leximeve përfundimtare të PMI.
Në Francë, prodhimi u ul nga 49 në shkurt në 35.6, më e ulta në 11 vjet dhe aktiviteti i shërbimeve ra nga 52.6 në 29. PMI i përbërë, mesatarja e ponderuar e dy leximeve, u ul nga 51.9 në 30.2, duke pësuar rënien e saj më të mprehtë në gati 22 vjet që të dhënat mblidhen.
Në Gjermani, prodhimi ra nga 47.3 në 42.2, më e ulëta në 7 vjet. Aktiviteti i shërbimeve u ul nga 52.6 në 28.4, një rekord i ri. PMI i përbërë gjithashtu ra nga 51.6 në një rekord të ulët prej 31.4.
Në Mbretërinë e Bashkuar, prodhimi rrëshqiti nga 52.2 në një minimum shtatë vjeçar prej 44.3. Shërbimet u ulën nga 53.2 në 35.7, një rekord i ulët. Si rezultat, prodhimi i përbërë ra nga 53 në një rekord të ulët prej 37.1.
Në eurozonë, e cila përfshin Italinë dhe Spanjën, prodhimi u zvogëlua nga 48.7 në pothuajse 39.5. Aktiviteti i shërbimeve u ul nga 52.6 në 28.4, një rekord i ulët. Prodhimi i përbërë gjithashtu shënoi një rekord të ulët, duke rënë nga 51.6 në 31.4.
Në Japoni, PMI prodhuese ra nga 47.8 në 44.8. Aktiviteti i shërbimeve ra nga 46.8 në 32.7, rënia më e shpejtë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2007. Prodhimi i përbërë u ul nga 47 në 35.8.
Në Australi, PMI prodhuese ishte pothuajse e sheshtë në 50.1, por shërbimet PMI ranë nga 49 në 39.8. PMI i përbërë ra nga 49 në 40.7.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
https://markets.businessinsider.com/news/stocks/truly-horrifying-6-pmi-surveys-show-coronavirus-hammers-economic-growth-2020-3-1029026635
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.