Ekonomia në Maqedoni, OEMVP: Parashikimi për rritjen në 1,5 për qind nuk mund të arrihet
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) konsideron se për këtë vit maksimumi i rritjes ekonomike do të jetë vetëm 0,7 kundrejt vlerësimeve të fundit që kishte bërë Banka Botërore prej 1,5 për qind.
“Do të jemi tejet të kënaqur nëse Maqedonia e rrumbullakos vitin me rritje ekonomike prej 0,5 deri 0,7 për qind. Konsiderojmë se projeksionet prej 1,5 për qind të Bankës Botërore apo 2,5 për qind të Qeverisë nuk mund të arrihen. Në tremujorin e parë rritja ishte zero, në të dytin -1,8 për qind. Që të arrihet rritja prej 2,5 për qind duhet të dy tremujoret të jenë pesë për qind, që nuk ka logjikë”, thotë drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni në bisedë për MIA-n.
Iseni dhe drejtori operativ i Odës, Milaim Ameti apelojnë qeverinë që në vend që t’u japë kompanive subvencione për pagën minimale, të mendojë për mbështetjen për vendosjen e teknologjive të reja që do t’i bëjë financiarisht më të fuqishme dhe konkurruese, ndërsa trajtimi i njëjtë i investuesve të huaj të dhe vendor të mos jetë vetëm në lidhje me lehtësimet tatimore dhe subvencionet, por edhe në pjesën e infrastrukturës.
OEMVP mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet ta lerë anash mitin për fuqi të lirë pune, që sa më shpejt ta zbatojë regjistrimin e popullatës dhe të drejtohet fillimisht ndaj uljes së importit para se ta përforcojë eksportin, kyçe për biznesin, sipas Isenit, edhe më tej janë qasja më e lehtë deri te financat, zhvillimi i barabartë rajonal, sundimi i të drejtës dhe zbatimi joselektiv i ligjeve.
“Anëtarët tanë nuk kanë kurrfarë problemi lidhur me zbatimin e Ligjit për pagë minimale sepse pagat që ua japim të punësuarve dukshëm janë më të larta. Ne jemi përkrahës madje edhe të mbështetet edhe pagën mesatare, të ngjitet standardi. Nëse subvencionimi i firmave për sigurimin të pagës minimale është mënyra më e mirë, nuk e dimë. Është e mirë të mendohet nëse subvencionet për firmat janë zgjidhja më e mirë, apo ndoshta duhet të shkohet me mbështetje për vendosjen e teknologjive të reja dhe makina që do të kontribuonte kompanitë të bëhen financiarisht më të forta, vetëm po të mbajnë barrën dhe të jenë më konkurruese”, theksojnë Iseni dhe Ameti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.