Facebook ndihmon “lajmet” – Investon 300 milionë dollarë
Facebook do të investojë 300 milionë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme në lajmet lokale në nivel botëror, pasi po përballet me kritika të ashpra mbi rolin e tij në erozionin e biznesit të lajmeve në mbarë botën.
Investimi në kohë dhe para është një zgjerim i rëndësishëm i një plani për të ndihmuar redaksitë në SHBA dhe jashtë vendit të krijojnë dhe mbajnë modele praktike të biznesit për të mbijetuar. Ndryshe nga investimet e mëparshme në biznesin e lajmeve, ky raund i fundit dallon nga mënyra se si nuk është e lidhur me produktet që kanë të bëjnë me Facebook.
Rastet e mëparshme të investimeve në biznesin e lajmeve u krijuan për të inkurajuar botuesit të mbështeteshin në shpërndarjen e produkteve mbi Facebook, gjë që eventualisht dëmtonte shumë organizata të lajmeve kur u zhvendosën strategjitë e Facebook.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë lajmet e rreme dhe informacionet e gabuara në Facebook” -tha Campbell Brown, zëvendës president i Facebook për Partneritetet e Global News. “Por ne gjithashtu kemi një mundësi dhe një përgjegjësi, për të ndihmuar organizatat lokale të lajmeve të rriten dhe të lulëzojnë”.
Kohët e fundit kritikët e kanë gozhduar Facebook për rolin e tij në sigurimin e një platforme në gjuhën e urrejtjes, keqinformimit dhe ndërhyrjes politike. Raundi i parë i investimeve në SHBA do të ndihmojë në forcimin e burimeve për raportimin lokal, do ndihmojë hulumtimin se si të përdorin teknologjinë për të përmirësuar mbledhjen e lajmeve dhe për të krijuar produkte të reja por jo vetëm.
Ata që do të marrin këto investime përfshijnë Qendrën Pulitzer, Raportin për Amerikën, Fondin Knight-Lenfest për Transformimin e Lajmeve Lokale, Shoqatën e Mediave Lokale dhe Konsorciumin e Mediave Lokale, Projektin Amerikan të Gazetarisë dhe Projektin e Lajmeve të Komunitetit. Facebook po e bën këtë investim për të ndihmuar dhe mbështetur kompanitë lokale të medias që të hapin rryma të reja të të ardhurave që do të mbështesin gazetarinë lokale.
Facebook gjithashtu ka në plan të zgjerojë një program “Accelerator” që filloi vitin e kaluar për të ndihmuar redaksitë lokale si San Francisco Chronicle dhe Denver Post të përmirësojnë aftësinë e tyre për të tërhequr abonentë dhe donacione të anëtarësimit.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.