Fillon sezoni i uraganëve- Porto Riko në emergjencë, pritet furia e “Dorian”
Ndërkohë që një pjesë e madhe e Amerikës latine po digjet, zona e Karaibeve po përgatitet për atë që me shumë gjasa do të jetë uragani i parë i sezonit. Banorët e Porto Rikos po përgatiten për t`u përballur kështu me ciklonin Dorian, me erërat e forta që po sjell që fitojnë gjithmonë e më shumë forcë.
Ishulli i vogël i Karaibeve është ende duke u përpjekur të rimëkëmbet nga uragani Maria që solli shkatërrim dy vite më parë. Të hënën në mbrëmje, cikloni Dorian ishte rreth 155 kilometra në jug-lindje të ishujve Barbados me erërat që kapnin shpejtësinë e 95 kilometrave në orë.
Dorian pritet të jetë në nivelin e uraganit kur të kalojë të Martën në ishull. Guvernatori i ishullit ndërkohë, Wanda Vasquez në një konferencë të posaçme për shtyp deklaroi gjendjen e emergjencës duke i bërë apel njerëzve për qetësi. Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë në fuqi edhe për Barbados, Martinique, St.Lucia dhe St.Vincent.
Roel Korkuti/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.