Greqi: Pronarët e kioskave të goditura nga virusi, kanë frikë për të ardhmen e tyre
Vetëm rreth gjysma e periptero-ve të Greqisë, kioskat e vogla që shisnin birrë, cigare dhe gazeta në sheshet e qyteteve në të gjithë vendin, i mbijetuan krizës ekonomike. Tani, ata që janë ende në këmbë përballen me një kërcënim të ri, nga pandemia e koronavirusit dhe shtimi i maskave dhe xhelit dezinfektues në inventarin e tyre mund të mos jetë e mjaftueshme për t’ia dalë.
Karakteristike e peizazhit urban dhe jetës shoqërore që nga viti 1911, shumë u larguan nga biznesi gjatë krizës financiare që shkatërroi vendin midis 2010 dhe 2018.
“Gjatë krizës financiare, nga 11,000 kioska në të gjithë Greqinë, mbetën vetëm 5,500, 500 midis tyre në Athinë,” tha Theodoros Mallios, presidenti i sindikatës së pronarëve të kioskave në Athinë. “Këta muajt e fundit, unë shoh më shumë prej tyre duke u mbyllur,” shtoi ai. “Bllokimi dhe masat kufizuese të marra më pas nga qeveria, mund të jenë vërtet të vështira për t’u kapërcyer për profesionin tonë.”
– Mbyllja e detyrueshme në mesnatë –
Në fund të shtatorit, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit, kryesisht në qytete të mëdha, qeveria urdhëroi që kioskat të mbyllen nga mesnata deri në 5:00 të mëngjesit. Ideja ishte të dekurajonte turmat qw dilnin pas orws 12, që të mblidheshin në sheshe për të blerë pije alkoolike nga kioskat, shumica e të cilave qëndrojnë të hapura në orët e vona ose madje edhe deri nw mwngjes.
Panagiotis Karatsas, e mban të hapur 24/7 në një vend afër sheshit qendror Syntagma të Athinës në një cep të Kopshtit Kombëtar. Mbyllja e re, e detyruar e mesnatës e ka goditur rëndë, tha ai. “Me atë masë, unë kam humbur rreth 20% të xhiros sime, pasi kam duruar tashmë dy muaj mbyllje gjatë bllokimit,” shtoi ai.
Ndwrsa një grek mesatar ka më pak para për të kaluar këto ditë pandemie, dhe pronarët e peripteros qw përballen me taksa të rënda, 40-vjeçari Karatsas tha se ai kishte menduar të hiqte dorë nga bzinesi i tij. “Shumë nga kolegët e mi kanë mbyllur kioskat e tyre në qendër të Athinës. Unë kam duruar, por për sa kohë? Koronavirusi është një vështirësi më shumë për ne.” Disa metra larg, bashkëpronari i kioskës Spiros Karagiorgis u përball me një luftë të ngjashme. “Ne jemi të shqetësuar për të ardhmen tonë,” tha ai.
“Në qendër të Athinës, në Sintagma, situata është më e keqe se në zonat e tjera, sepse nuk ka banorë,” shpjegoi ai. “Normalisht, ne kemi si klientë ata që punojnë në zyra, por tani shumë prej tyre po punojnë nga shtwpia dhe turistët, të cilët këtë vit nuk kanë vizituar kryeqytetin grek.”
Sipas Bankës së Greqisë, gjatë semestrit të parë të vitit, numri i ardhjeve të huaja ra me më shumë se 70%. Karagiorgis nuk e di se ku do t’i gjejë 1,500 euro për të rinovuar licencën e tij me autoritetet e qytetit, shtoi ai. Dhe Mallios nuk është as i sigurt që autoritetet e qytetit duan të rinovojnë ato licenca. “Komunat duan t’u japin më shumë hapësirë këmbësorëve dhe ata janë të bezdisur nga kioskat që po zwnw shumw vend nëpër sheshe dhe trotuare.” (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.