Informacionet nga Shkupi, Zaev drejt dorëheqjes nëse Maqedonia e Veriut merr një JO
Argument nga gazetari Enio Civici mundësoi lidhjen direkte me gazetaren e Alsat në Maqedoninë e Veriut, Fatlume Dervishi, e cila përcolli situatën në të cilën ndodhet vendi këto ditë. Dervishi tha se qeveria ka kohë që promovon idenë se çdo detyrë e lënë nga Brukseli është përmbushur.
Gjatë fjalës së saj, Dervishi theksoi se Kryemisnitri Zoran Zaev është shprehur se nuk do të ishte në favor të Maqedonisë, shtyrja për një datë tjetër.
Jo zyrtarisht, flitet që Kryeministri mund të japë dorëheqjen gjatë ditëve në vazhdim, nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive. Ndërkohë që opozita, në mënyrë të vazhdueshme kërkon dorëheqjen e Kryeministrit.
Sipas gazetares se ALSAT, në një sondazhet e fundit të zhvilluar në vend 70% e popullsisë shprehen se do të ishte një zhgënjim i lartë nëse do të merrej një përgjigje negative.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.