Ish shefi i kabinetit bëhet president! Në prag falimenti, Argjentina bën kthesë në zgjedhjet presidenciale.
Alberto Fernandez ka fituar zgjedhjet presidenciale në Argjentinë në një kohë kur kjo e fundit po përballet me një krizë të thellë ekonomike.
Kriza ka arritur në atë pikë sa vendi poo shkon drejt falimentit dhe qytetarëve u lejohet vetëm të tërheqin në maksimum 100 dollarë nga bankomatet. Fernandez ka fituar ne 48 % të votave kundrejt rivalit të tij, presidentit në detyrë Macri.
Ky i fundit, e ka ftuar menjëherë fituesit për të ngrënë mëngjes e për të vijuar tranzicionin e pushtetit. Fernandez konsiderohet një i moderuar, i qendrës së majtë. Juristi dhe politikani 60 vjeçar ka mbajtur për shumë vite detyrën e shefit të kabinetit të presidentit të ndjerë Nestor Kirchner. Pritshmëritë ishin që në këto zgjedhje të kandidonte bahskëshortja e Kirchner por kjo e fundit zgjodhi të bashkojë forcat e të mbështesë në kandidaturë, Fernandez.
Ky i fundit ka premtuar politika ekonomike më liberale sesa presidenti në detyrë, ashtu sikurse edhe rinegociimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën financiare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.