Italia rekord evazioni, arrin në 540 mld euro
Sipas një studimi të fundit, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara janë kampione të ekonomisë ndershme, pasi evazioni fiskal është i barabartë me vetëm 8%. Jo e njëjta gjë mund të thuhet për Italinë, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto informal është i barabartë me 540 miliardë euro.
Shifra është mjaft e madhe po të llogarisim se GDP-ja zyrtare fiskohet në 1.5 trilionë euro. Pra, ekonomia informale në vend zë rreth 30% të GDP-së. Më keq se Italia janë vetëm Greqia dhe Meksika ndër vendet e Organziatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Gjithsesi, Italia regjistron progres në këtë drejtim, pasi norma ka rënë në 20.8% në vitin 2014, nga 26.8% në vitin 2003. Gjithsesi, në Mbretërinë e Bashkuar kjo normë fiksohet në 9.6%, në Francë në 10.8%, në Gjermani 13.3%.
Taksa në të cilën bëhen edhe hilet më të mëdha është ajo mbi vlerën e shtuar. Çdo vit, shteti italian humbet 40 miliardë euro nga evazioni i kësaj takse. Gjithsesi, në harkun e 10 viteve të fundit, autoritetet përgjegjëse ja kanë dalë të rrisin rikuperimin e humbjeve, në 19 miliardë euro, duke e katërfishuar normën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.