Ja si duket projekti më i madh i ndërtimit në Britaninë e Madhe
Britania e Madhe po merret me projektin më të madh të ndërtimit në historinë e vet. ‘Electricite de France SA’ po ndërton termocentralin e ri bërthamor për më shumë se 20 vjet, në Britaninë e Madhe.
‘Hinkley’ punëson 4.500 njerëz dhe do të kushtojë deri në 28 miliardë dollarë. Së paku pas 5 vitesh nga përfundimi, ky termocentral do të furnizojë 6 milionë familje me energji elektrike.
Pasi të përfundojë, ‘Hinkley’ do të përmbajë 3 milionë ton beton dhe 50.000 ton çelik strukturor, mjaftueshëm sa për të ndërtuar një linjë hekurudhore midis Londrës dhe Romës.
Qeveria britanike e ka vënë energjinë bërthamore në qendër për të tërhequr investimet e huaja. Shumë e shohin energjinë nukleare si çelësin e së ardhmes, për të zvogëluar dioksidin e karbonit.
‘Electricite de France SA’ shprehet se në momentin që ‘Hinkley’ të fillojë prodhimin e energjisë elektrike, përdorimi i energjisë nukleare në vend të asaj tradicionale, do të parandalojë hyrjen në atmosferë të rreth 600 ton dioksid karboni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.