Juani referencë, çdo ditë më i ulët – Banka Qendrore e cakton në 7.0211 për dollarë. Rrit tensionet
Banka Qendrore e Kinës caktoi kursin e këmbimit të juanit në 7.0211 kundër dollarit amerikan në nisje të javës, një normë më e dobët se ajo e sesionit të fundit tregtar. Kjo është dita e tretë radhazi që banka qendrore cakton kursin referencë në një nivel më të dobët se 7 për dollarë. Investitorët kanë monitoruar kursin e këmbimit juan/dollar me detaje, pas përkeqësimit të marrëdhënieve tregtare mes Pekinit dhe Washingtonit. Juani ra poshtë 7 për dollarë javën e kaluar për të parën herë që prej krizës financiare të vitit 2008.
Kjo solli lëvizjen e Departamentit të Thesarit në SHBA, që etiketoi Kinën si një manipulues të valutës. Zhvlerësimi i valutës i bën eksportet e një vendi më të lira dhe administrata e Trump është ankuar prej kohësh se juani i dobët i jep kinës avantazh tregtar. Lëvizja e Kinës për të caktuar juanin poshtë nivelit të 7 për dollarë javën e kaluar shtoi shqetësimet mbi një politikë të zhvlerësimit konkurrues, ç’ka solli luahtje te valutat e tjera aziatike.
Megjithatë, analistët thonë se Kina do të parandalojë zhvlerësimin e shpejtë të juanit pasi kjo mund të nxisë daljen e kapitalit jashtë vendit dhe të rrisë bastet për zhvlerësime të mëtejshme në treg, si ç’ndodhi në vitin 2015.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.