Nafta e nis javën në rënie – Perspektiva për kërkesën qëndron e dobët
Nafta e nisi javën në rënie, prej shqetësimeve mbi ngadalësimin ekonomik botëror dhe luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ç’ka ka sjellë uljen e projeksioneve për kërkesën. Nafta brent e Londrës humbi 0.2% në nisje të tregtisë, në 58.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane ra me 0.3%, në 54.33 dollarë për fuçi.
Të dy indekset treguan rënie gjatë javës së kaluar, ndërkohë që Brent humbi më shumë se 5%. Analistët thonë se nafta e nisi këtë javë në rënie prej publikimit të projeksioneve për kërkesën më të ulët si dhe pesimizmit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes Kinës dhe SHBA. Lufta tregtare ka tronditur tregjet botëror javën e kaluar, ndërsa rritja e papritur e inventarëve të naftës në SHBA, shtoi presionet te çmimet.
Parashikimet për një ngadalësim ekonomik botëror kanë ndikuar gjithashtu në rënien e kërkesës për naftë në nivelin më të ulët që prej krizës financiare të vitit 2008, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.