Kina po studion reforma të reja për të ndihmuar biznesin e vogël
Politikëbërësit kinezë po studiojnë mënyra të reja për tu dhënë firmave të vogla qasje për të pasur kredi më të lira dhe për të mbështetur bizneset e sektorit privat që të përballen me sfidat e rifinancimit, bëri të ditur të hënën një nga zyrtarët e gazetës prestigjioze të China Daily.
Gazeta tha se tashmë institucionet financiare janë duke u mobilizuar për të ofruar më shumë mbështetje për kompanitë private dhe do të lejohen të përdorin një gamë më të gjerë të mjeteve financiare si obligacionet dhe kreditimin bankar. Kina po përpiqet të shmangë një ngadalësim të mprehtë ekonomik, që vjen nga ngadalësimi i kërkesës së brendshme dhe tarifat e ashpra të SHBA-së mbi eksportet e saj.
Të premten, banka qendrore hoqi kërkesat e normës së rezervës për një të pestën herë në një vit, e cila pritet të lirojë rreth 116 miliardë dollarë hua për huat e reja bankare.
Kryeministri kinez Li Keqiang gjithashtu tha të premten se Kina do të punojë për të ulur taksat dhe tarifat për të nxitur ekonominë në atë që ai e përshkroi si një program të “rregullimeve kundërciklike”.
Tashmë, në të gjithë rajonet kineze po hartohen plane të reja për të mbështetur bizneset private, së bashku me komunën jugperëndimore të hongqing dhe krahinën verilindore të Liaoning, të cilat të dyja këto krahina shpallën masa të reja, përfshirë fondet e ndihmës, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e ndërmarrjeve private.
China Daily tha se prioritet i bankës qendrore ishte liberalizimi i normave të interesit, krijimi i një sistemi të unifikuar të çmimit të kapitalit dhe përmirësimi i qasjes në financimin e bizneseve të vogla.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.