“Klimë e pafavorshme për biznesin në Tetor” – Sipërmarrësit të shqetësuar për 6 muajt e ardhshëm
Klima e biznesit në vend u pa si e pafavorshme gjatë muajit Tetor. Instituti Kombëtar i Bullgarisë(NSI) nga sondazhi i rregull mujor gjeti një rënie të besimit në katër sektorë: industri, ndërtim, tregti me pakicë dhe shërbimet. Kjo për shkak se të gjithë sipërmarrësit në këto sektorë ishin të shqetësuar për gjashtë muajt e ardhshëm.
Treguesi i klimës së biznesit në tetor ishte 1.8 pikë përqindjeje poshtë nga niveli i saj i shtatorit, tha NSI. Treguesi në sektorin e industrisë ranë me 2.8 pikë përqindjeje.
“Mjedisi i pasigurt ekonomik dhe mungesa e fuqisë punëtore mbeten pengesat kryesore për zhvillimin e biznesit, respektivisht 47.2 për qind dhe 29.8 për qind të ndërmarrjeve”, sipas sondazhit.
Në sektorin e ndërtimit, treguesi ishte 1.6 pikë përqindje më i ulët se një muaj më parë, gjithashtu për shkak se drejtuesit kishin një pikëpamje më të zymtë për gjashtë muajt e ardhshëm. Për të njëjtën arsye treguesit e tregtisë me pakicë janë ulur me 1.1 pikë përqindje, ndërsa treguesi në sektorin e shërbimeve ka shënuar rënie prej 0.6 pikë përqindjeje.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.