Kreditimi në Eurozonë – BQE: Aksesi në hua vazhdon i lehtë, pritet rritje e volumit në T2
Bankat në Eurozonë pritet të tkurrin aksesin në kreditim për kompanitë në tremujorin e dytë, megjithatë volumi është ende në rritje, nxitur nga normat e ulëta të interesit, bën të ditur Banka Qendrore Europiane.
Standardet për të marrë hua u lehtësuan disi në tremujorin e parë, në linjë me projeksionet e mëparshme. Megjithatë, pavarësisht stimujve të qëndrueshëm, aksesi në kreditim është ende më i vështirë krahasuar me historikun, tregon Banka Qendrore Europiane në një anketim tremujor drejt huadhënësve.
“Në vendet e Eurozonës, kërkesa neto për kredi nga sipërmarrjet është rritur në Gjermani dhe Spanjë, ka rënë në Itali dhe Hollandë, ndërsa në Francë ka mbetur e pandryshuar”, shkruan institucioni në Frankfurt.
Lehtësimi në kushtet e huamarrjes për korporatat ka ardhur me koston e marzheve më të ulëta, me kërkesa më të lehta për kolateral dhe tarifa gjerësisht të qëndrueshme.
Në kreditë për shtëpi, standardet kanë qenë të lehta për tremujorin e parë dhe bankat presin që kjo të vazhdojë edhe përgjatë tremujorit të dytë.
Ndër vendet e Eurozonës, bankat në Gjermani, Itali dhe Hollandë kanë lehtësuar aksesin në kreditë hipotekore.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.