Kreu i OKB-së paralajmëron kërcënimet që vijnë nga pabarazia globale!
Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së ka paralajmëruar për kërcënimin që vjen nga rritja e pabarazisë globale mbi të ardhurat, pasurinë dhe në sektorin e drejtësisë.
“Në muajt e fundit, ne kemi parë njerëz në mbarë botën të dalin në rrugë për të protestuar”, shprehet Michelle Bachelet. Duke ju drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB, znj. Bachelet iu referua në mënyrë specifike protestestave kohët e fundit në Sudan, në Haiti si dhe në Francë. Ajo gjithashtu paralajmëroi për “kërcënimin ekzistencial” të gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë duke shprehur kështu shqetësimin e saj në lidhje me kërkesat e qytetarëve që protestonin kundër pabarazisë.
“Në Sudan, gjatë disa muajve të fundit, njerëzit që protestonin ndaj kushteve të vështira ekonomike dhe qeverisjes së keqe, janë shpërndarë në mënyrë të dhunshme nga forcat e sigurisë, ndonjëherë duke përdorur edhe municione “, tha ajo.
Zonja Bachelet veçoi Venezuelën si një shembull se si “shkeljet e të drejtave civile dhe politike” mund të nxjerrin në pah pabarazinë dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike. Ajo gjithashtu kritikoi Izraelin për bllokadën e saj të Gazës dhe tha se ajo i vjen keq për shkarkimin e menjëhershëm të Izraelit nga një raport i një komisioni të OKB-së për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, “pa trajtuar asnjë nga çështjet shumë serioze të ngritura”.
Ekspertët e OKB thanë se po hetojnë ende vdekjen e 189 palestinezëve dhe thanë se gjetën baza të arsyeshme për të besuar se snajperët izraelitë kishin qëlluar fëmijë, mjekë dhe gazetarë por qeveria izraelite tha se raporti ishte “armiqësor, i pavërtetë dhe i njëanshëm kundër Izraelit” dhe se forcat e saj të sigurisë kanë hapur vetëm zjarr në vetëmbrojtje ose në njerëz që përpiqen të depërtojnë në territorin e saj nën ”mbulesën” e protestave.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.