Kriptovalutat në krizë – Korea planifikon ndalimin e tregtisë, Kina sulmon “gërrmuesit”
Qeveria e Koresë së jugut deklaroi këtë javë se planifikon ndalimin e tregtisë së kriptovalutave. Kjo fjali, çoi Bitcoin në rënie me 11% dhe tronditi tregun e monedhave virtuale, ndërkohë që policia e vendit dhe autoritetet tatimore bastisën bursat lokale mbi dyshimet për evazion fiskal.
Kjo goditje nga Korea e Jugut, një burim kritik i kërkesës globale për kriptovaluta, erdhi ndërkohë që politikëbërësit në të gjithë botën kanë hasur vështirësi në rregullimin e këtij aktivi.
Ministri i Drejtësisë në Korenë e Jugut, Park Sang-ki, tha se Qeveria po përgatit një ligj për të ndaluar tregtinë e kriptovalutave në bursat e vendit.
Një zëdhënës i ministrisë tha se ky propozim është lajmëruar pas diskutimesh të gjata me agjenci të tjera qeveritare, përfshirë rregullatorët financiarë dhe ministrinë e financave.
Pasi të hartohet, legjislacioni për ndalimin e tregtisë së kriptovalutave do të kërkojë një votë nga Asambleja Kombëtare me 297 anëtarë, një proces që do të marrë muaj apo vite.
Qëndrimi i ashpër nga Qeveria shkaktoi shitjen e kritpovalutave në brenda dhe jashtë vendit. Analistët e industrisë thonë se ndërsa ligji do të hyjë në fuqi, do të jetë tejet e vështirë tregtia, por jo e pamundur.
Sipas tyre, tregtarët e mprehtë apo hakerat, do të gjejnë mënyra për të injektuar paranë e fituar në investimet në Korenë e Jugut, në bursa jashtë vendit si Japonia. Duke mos mjaftuar kjo, Kina po përpiqet të zhduk industrinë e “gërmimit” të Bitcoin, prej shqetësimeve mbi përdorimin e energjisë elektrike dhe riskut financiar.
Gërmuesit (Miners), krijojnë Bitcoin të rinj duke zgjidhur probleme matematikore komplekse, ku zgjidhja e tyre përdoret për të vërtetuar transaksionet e reja. Shumë gërmues kanë themeluar operacione në vende periferike pa u regjistruar si një kompani.
Disa kanë thyer rregullat duke blerë energji elektrike direkt nga prodhuesit se sa nga operatorët e rrjetit. Ky aktivitet në Kinë përbën për 2/3-ën në të gjithë botën dhe industria globale zë 0.17% të konsumit global të energjisë elektrike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.