Kthimet e tregjeve prej 1990- Afrika e Jugut kryeson me kthimet nga titujt e kapitalit
Nga viti 1900 në 2016-ën, ekonomia botërore ka bërë ndryshime rrënjësore, duke u zhvendosur nga telegrafi në smartphone, nga karroca me kuaj te supermakinat dhe nga shtypi i shkruar te interneti. Të njëjtin ndryshim kanë pasur edhe tregjet kryesorë të kapitalit dhe të titujve të borxhit në të gjithë botën.
Gjatë kësaj periudhe, pak vende kanë ofruar një normë mesatare të lartë të kthimeve për investitorët e aksioneve dhe titujve të borxhit. Sipas një studimi të Credit Suisse dhe London Business School, tregjet e kapitalit me kthimin më të madh në 117 vite kanë qenë ato të vendeve të pasura me lëndë të para.
Në raport janë studiuar 23 tregje që mbulojnë 91% të universit të investimeve, ku janë parë kthimet mesatare vjetore reale nga indekset kryesorë të titujve të kapitalit dhe nga titujt benchmark të borxhit të qeverive. Indeksi i titujve të kapitalit të Afrikës së Jugut ka ofruar një kthim mesatar vjetor real në këtë periudhë prej 7.3%, duke zënë vendin e parë. Titujt e kapitali në Australi kanë ofruar një normë mesatare kthimi për këtë periudhë prej 6.7%, duke zënë vendin e dytë.
Në vend të tretë të katërt dhe të pestë renditen Shtetet e Bashkuara me 6.4%, Zelanda e Re me 6.2% dhe Suedia me 5.9%. Ndër klasat e aktiveve, kthimin më të lartë për titujt benchmark qeveritar të borxhit, e ka ofruar Danimarka, me një normë vjetore reale të kthimit në 3.2%. Për kthimin e titujve të borxhit, Suedia ka zënë vendin e dytë, me një normë vjetore prej 2.7%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.