Lajm i keq për njerëzit që përdorin shpesh emojin ‘që qesh’ – Nuk është më në modë sipas gjeneratës së re
Sipas gjeneratës Z apo të lindurve pas vitit 1996 të cilët janë përdorues masiv të rrjeteve të ndryshme sociale emoji që qesh (😂) nuk është më në modë apo interesant.
Diskutimet për emojin kanë nxitur debate edhe midis gjeneratave në rrjetet sociale ku si rezultat i përdorimit të tepërt me mbi qindra herë në ditë përfshirë edhe nga moshat më të mëdha, të rinjtë kanë vendosur mos e përdorin më.
“Fytyra me lotë gëzimi”, emri zyrtar për emojin ‘qeshur duke qarë’ (😭), aktualisht është emoji më i përdorur në Emojitracker, një faqe në internet që tregon përdorimin në kohë reale të emoji-ve në Twitter.
“Lotët e gëzimit ishin viktimë e suksesit të vet”, tha Gretchen McCulloch, një gjuhëtar në internet dhe autor i “Kuptimi i rregullave të reja të gjuhës në internet”.
“Nëse ju tregoni të qeshura dixhitale për vite dhe vite në të njëjtën mënyrë, ajo fillon të ndihet e pasinqertë. Emoji bëhet i lodhshëm përmes përdorimit të vazhdueshëm,” tha ajo. Kjo është arsyeja pse gjenerata Z mund të kërkojë mënyra të reja për të sinjalizuar se po qeshin përmes mënyrave të ndryshme.
Ajo që është e vështirë të kuptohet është se disa emoji kanë kuptime të ndryshëm edhe për njerëz brenda së njëjtës gjeneratë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.