LIBRA, kur profili yt në Facebook kthehet në një llogari rrjedhëse financiare! Analiza e “IlSole24Ore”
Nga një rrjet social në një bankë me monedhën e saj. Sfida teknologjike e Facebook bën një hap vendimtar përpara pas prezantimit të Libra-s, kriptovalutës së dëshiruar nga një konsorcium i drejtuar nga kompania e Zuckerberg që do të jetë operative duke nisur nga viti i ardhshëm.
Është pak ta quajmë revolucion. Sepse Facebook ka më shumë se 2 miliardë përdorues e për herë të parë mund të krijohet një valutë pa ndërhyrjen e një banke qendrore dhe që pranohet në nivel global.
Çfarë rreziqesh ka për përdoruesit? Kjo është pyetja që shumë i bëjnë vetes?
Çfarë është Libra?
Është një kriptovalutë e bazuar në një rrjet (blockchain) burimor i menaxhuar nga një bashkim kompanish mes të cilave figuron edhe Facebook, ideatori i projektit sëbashku me 27 subjekte të botës financiare, të biznesit dhe teknologjisë.
Objektivi është krijimi i një sistemi financiar global të aksesueshëm nga të gjithë. Aplikacioni i parë është një portofol digjital i Facebook për përdoruesit e Messenger e WhatsApp që mund të shkëmbejnë para në mënyrë të menjëhershme.
Libra do të garantohet nga një rezervë që përbëhet nga valuta ndërkombëtaredhe tituj borxhi, në mënyrë që të garantojë një stabilitet sa më të madh të vlerës. Në këtë mënyrë kandidohet për të qenë valuta digjitale globale, shprehje e ekonomisë globale.
Diferenca me Bitcoin
Bitcoin ka një zinxhir/ rrjet (blockchain) të decentralizuar në të cilin të gjithë mund të bëhen unaza/nyje në rrjet, pa asnjë autoritet qendror, ndërsa Libra është një platformë “permissioned”: Unazat/Nyjet janë anëtarët e bashkimit të shoqërive dhe janë ata që menaxhojnë rregullat e rrjetit, ndoshta edhe duk i ndryshuar rrugës.
Bitcoin është dëshmuar sot si sistemi më i sigurtë për të transferuar vlera në internet, rrjeti i tij nuk është ‘hackeruar’/goditur asnjëherë (kanë qenë vetëm portofolët ose platformat e këmbimit).
Pyetja e hapur është nëse do të jetë edhe Libra e tillë.
Nyjet e kontrollit
Kriptovalutat nuk kanë akoma një rregullorje të standartizuar, duke nisur nga përcaktimi i statusit të tyre juridik.
Libra do të detyrojë autoritetet financiare që të përshpejtojnë punën për kuadrin rregullator.
Është e pamohueshme që një sistem pagesash si Libra ngre pikëpyetje enorme për çështjen e ligjeve kundër pastrimit të parave.
Shërbimi do të duhet të marrë OK nga autoritetet europiane dhe sipas ekspertëve do të kualifikohet si sistem pagesash.
Me kohë, Facebook dhe të mëdhënjtë e tjerë të internetit kanë kërkuar licencë bankare nga Kontinenti i Vjetër. Procesi në terësi do të mbyllet nën kontrollin dhe monitorimin e Bashkimit Europian: kjo është një garanci për përdoruesit.
Ndikimi në sistemin financiar
Fjalët e Dan Schulman, Presidenti dhe drejtuesi i Paypal, gjigandi amerikan që sëbashku me VISA, Mastercard, Booking kanë marrë pjesë në konsirciumin pro Libra, shpjegojnë mirë se pse lëvizja e Zuckerberg është e fortë: Pas saj është bashkëpunimi i disa gjigandëve që shohin në kriptovalutën e re një instrument potencial për të zgjeruar rrezen e tyre të veprimit.
Për ta, ky revolucion është një mundësi por bizneset tradicionale janë në rrezik në momentin në të cilin Facebook bëhet ofrues i shërbimeve financiare përveçse i një monedhe.
Është interesante për të kuptuar tashmë se si rregullatori do të jetë i aftë që të ndalojë njeriun që ka kontrollin e jetës private të 1/3 së planetit: 2.4 miliardë persona janë të lidhur ngushtësisht mes tyre me nje ekosistem aplikacionesh dhe shërbimesh si WhatsApp e Instagram. Dhe shumë prej tyre nuk kanë shkelur ndonjëhere në një banka dhe kurrë nuk do të duan ta bëjnë këtë.
Përshtati në shqip: SCAN
Artikulli origjinal: https://www.ilsole24ore.com/art/libra-tuo-profilo-facebook-diventa-conto-corrente-ACchZcT
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.