Liqenet më të bukur në Europë, ndër to edhe liqeni i Ohrit
Pushimet 1 apo 2 ditore apo siç i quajmë ndryshe, pushimet pasive, këshillohet të kalohen pranë ndonjë liqeni. Këto lloj pushimesh jo vetëm që ju relaksojnë por ju bëjnë të harroni të gjithë lodhjen që mund të keni patur gjatë javës.
Liqene të bukura ndodhen në të gjithë botën por disa prej tyre ne i kemi fare pranë.
Një ndër ta është edhe Liqeni i Ohrit, të cilin Trip Advisor e ka renditur si një nga liqenet më të bukura në botë.
Meqenëse bukuritë e këtij liqeni konsiderohen ndër ato më të bukurat në botë, nuk keni pse të udhëtoni orë të tëra për të pushuar pranë liqeneve nëpër botë por mund të pushoni pranë tij.
Ky liqen është ndër liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Evropës ndaj dhe është i mbrojtur nga UNESCO që në vitin 1979.
Liqeni i Ohrit është frekuentuar dhe pëlqyer që në kohë të hershme dhe është konsideruar si një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet si nga shtetasit shqiptarë ashtu edhe nga ata maqedonas.
Më poshtë do të gjeni një listë me liqenet më të bukura:
Liqeni i Ohrit
Liqeni Constance, Gjermani, Austri, Zvicër
Liqeni Saint-Croix, Francë
Liqeni Bled, Kroaci
Liqeni Heviz, Hungari
Liqeni Orta, Itali
Liqeni Plitvice, Kroaci
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.