Londra ‘shuplakë’ SHBA-ve – I hap dyert kompanisë kineze për ndërtimin e rrjetit të ri 5G!
Një përparim i pjesshëm, me kufizime të shtrënguara, por që megjithatë do të thotë dritë jeshile. Britania nuk ia mbylli dyert e saj gjigantit kinez Huawei për ndërtimin e rrjetit të ri telekomunikues 5G.
Me gjithë dyshimet dhe presionet e furishme të Uashingtonit, me një zgjedhje të destinuar për të shkaktuar krizën e parë të madhe në ‘miqësinë speciale’ midis Boris Johnson dhe Donald Trump në prag të kalimit epokal të Brexit. Një udhëkryq në të cilin nevoja për mbështetjen amerikane është thelbësore, pasi divorci nga BE dhe Brukseli u zyrtarizua në 31 janar.
Vendimi, i njoftuar gjerësisht, erdhi në fund të një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur në Downing Street nën kryesinë e Kryeministrit Tory. Huawei do të përjashtohet nga çdo përfshirje në të ashtuquajturat Rrjete Kritike Kombëtare të Infrastrukturës së Sigurisë, nga furnizimi i “pjesëve të ndjeshme” të zemrës së rrjetit dhe nga çdo operacion në afërsi të bazave ushtarake ose instalimeve bërthamore të Mbretërisë.
Ndërsa do të vazhdojë të furnizojë komponentë për strukturën “periferike” të rrjetit, megjithëse me një tavan maksimal të tregut prej 35% të totalit. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.