Më shumë maska, më pak lëvizje! Europa shtrëngon masat si rrjedhojë e rritjes së rasteve me Covid-19
Qeveritë në të gjithë Europën po rikthejnë kufizime për të parandaluar një valë të dytë të mundshme të koronavirusit. Kjo vjen si rrjedhojë e infeksione të reja të konfirmuara, të cilat kanë prekur nivelin e tyre më të lartë javor që nga fillimi i pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se kishte më shumë se 700,000 raste të reja COVID-19 të raportuara në Europë javën e kaluar, një rritje prej 34% nga java e mëparshme, ku Britania, Franca, Rusia dhe Spanja përbënin më shumë se gjysmën e infeksioneve të reja. Mjekët paralajmërojnë se ndërsa shumë nga rastet e reja janë tek të rinjtë, të cilët kanë tendencë të kenë simptoma më të lehta, virusi përsëri mund të fillojë të përhapet gjerësisht tek njerëzit e moshuar, duke shkaktuar pasoja më të mëdha tek ta.
Italia dhe Franca kanë risjellë kufizime në restorante dhe bare. Ndërkaq Hollanda ka shkuar më tej dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, dhe për të parandaluar festat në shtëpi, qeveria ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 20:00.
Republika Çeke ndërkohë ka urdhëruar hapjen e të gjitha shkollave deri më 2 nëntor, ndërsa Letonia po urdhëron adoleshentët të vijojnë me mësimin online për një javë. Dhe Britania zbuloi një sistem me tre nivele për të vendosur se çfarë kufizimesh të vendoste, bazuar në sa e rëndë është shpërthimi në zona të caktuara. Këto lëvizje pasqyrojnë një qasje të re për të parandaluar virusin, pasi një mbyllje tjetër do të dëmtonte ekonomitë tashmë të brishta.
Sa i takon rritjes së shifrave të të prekurve me koronavirus, kanë reaguar dhe disa nga krerët dhe zyrtarët e lartë. Ndër ta ka qenë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila në një bisedim me organin këshillimor të Bashkimit Evropian, të martën, ka deklaruar se ajo i shikon shifrat në rritje të infeksionit “me shumë shqetësim”.
“Ne nuk duhet të çojmë dëm rezultatet e arritura deri më tani përmes kufizimeve në muajt e fundit,” tha Merkel në një video.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, urdhëroi baret dhe restorantet të mbyllen në mesnatë dhe ndaloi lojërat sportive dhe festat private në hapësirat e mbyllura. Ndërkaq organizimet private me më shumë se 6 persona, që nuk jetojnë së bashku, janë gjithashtu të ndaluara.
“Objektivi ynë është i qartë: Ne duhet të parandalojmë që vendi ynë të zhytet përsëri në një karantinë totale” tha Conte.
Italia raportoi më shumë se 5,900 njerëz të testuar pozitivisht gjatë ditës së kaluar dhe 41 njerëz vdiqën, duke e çuar numrin zyrtar të të prekurve me COVID-19 në më shumë se 36,200, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë. Gjithashtu, Italia i bëri maskat të detyrueshme në ambientet e jashtme javën e kaluar, një vendim tashmë i zbatuar edhe në Spanjë, Turqi, Indi dhe disa vende të tjera aziatike. Këto masa janë në fuqi dhe në mjaft vende të tjera, të cilat paraqiten si vatra të nxehta, sikurse është Polonia, Parisi, Brukseli por dhe disa qytete gjermane.
Franca, e cila ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve, ka deklaruar masa më shtrënguese, duke bërë të mundur mbylljen e bareve, palestrave dhe pishinave.
Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki u bëri thirrje qytetarëve të vendit të respektojnë distancimin social dhe të mbajnë maska ndërsa ai vetë hyri në karantinë pas kontaktit me dikë që më vonë doli pozitiv për COVID-19. Ai tha në një video-mesazh se qeveria e tij po punonte si zakonisht dhe se ai nuk kishte asnjë simptomë. Polonia, një komb me rreth 38 milion banorë, ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve të regjistruara rishtazi, me afër 5,100 raste dhe 63 vdekje të raportuara të Martën. Gjatë verës, rastet e reja ditore ishin rreth 600. Disa mjekë po paralajmërojnë që sistemi i kujdesit shëndetësor kronikisht i pafinancuar nga Polonia mund të shembet nëse niveli aktual i rasteve të reja vazhdon.
Britania, e cila ka pësuar shpërthimin më vdekjeprurës në Evropë, me një numër prej më shumë se 43,000, zyrtarët ia dolën duke mbrojtur sistemin e tyre të ri duke arritur ekuilibrin e duhur. Sipas planit të zbuluar këtë javë, Liverpool është në kategorinë e rrezikut më të lartë dhe pubet, palestrat dhe dyqanet e basteve janë mbyllur. Numri i rasteve të COVID-19 të të konfirmuara në Britani së fundmi, është trefishuar në tre javët e fundit, me normat e infeksionit në rritje në të gjitha grupmoshat dhe rajonet.
Në një përpjekje për mos ndalur njerëzit dhe mallrat të lëvizin në të gjithë Bashkimin Evropian, vendet anëtare miratuan të martën një sistem të koduar me ngjyra. Vendet ranë dakord të mos kufizojnë njerëzit që udhëtojnë midis zonave të gjelbërta – ku numri i infeksioneve është i ulët – por qeveritë e BE do të vazhdojnë të vendosin kufizimet e tyre, të tilla si karantinat ose testimi i detyrueshëm pas mbërritjes, për njerëzit që vijnë nga zona portokalli ose të kuqe.
SCAN
Burimi :(msn)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.