Megaprojektet kineze që po transformojnë qytetet dhe mënyrën e jetesës
Kina është në një proces urbanizimi me ritme shumë të shpejta. Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tashmë jetojnë në qytetet dhe mbi 11 qytete kineze tejkalojnë 1 milion banorë.
Shumë qendra urbane si Shanghai dhe Shenzhen kanë kaluar nga fshatra modestë peshkimi në megaqytete në lulëzim. Disa të tjera janë shndërruar në megaqytete fantazmë të cilat nuk kanë mund të tërheqin banorë në qendrat e tyre me teknologji të lartë.
Këto janë disa nga zhvillimet më të mëdha kineze në real estate që do të ndryshojnë edhe më tepër qytetet.
Qyteti i ri Nanhui
Nanhui do të përfundojë në vitin 2020 pas më shumë se një dekade nën ndërtim. Ai do të bëhet një qytet satelit në zonë e Shanghait. Ndërtimi i komplekseve rezidenciale, tetë kampuseve të universiteteve, muzeumeve, zyrave dhe shesheve nisi në vitin 2003.
Nanhui ka kushtuar rreth 4,5 miliardë dollarë dhe do të tërheqë 800 mijë banorë.
Qendra krijuese Chengdu
Kjo qendër 270 mijë metra katrorë do të shërbejë si park biznesi dhe rezidence. Kjo është vetëm faza e parë e një projekti zhvillimi më të madh, prej 1500 kilometrash katror, të quajtur Tianfu, që do të shtrihet në disa zona të Chengdu.
Qyteti i Madh Chengdu
Edhe ky projekt do të përfundojë në vitin 2020. Një qytet rreth 6 kilometra larg Chengdu, që do të ketë akomodim për rreth 80 mijë njerëz.
Sipas arkitektëve, ky qytet do të jetë më pak i varur nga makinat se metropolet e tjera në Kinë. Gjysma e hapësirës së rrugës do t’i kushtohet këmbësorëve, ndërsa të gjitha shtëpitë do të jenë dy minuta në këmbë larg një parku publik. Në këtë mënyrë, qyteti do të prodhojë 60% më pak dioksid karboni.
60% e gjithë zonës do të jetë e dedikuar për agrikulturën, ndërsa 15% për parqe dhe hapësira të tjera të gjelbërta.
Zona e re urbane e Macaut
Ky projekt i shtrirë në mbi 7 kilometra katror është një nga ndryshimet më të mëdha që i bëhen qytetit. Ai do të shtojë 12% të sipërfaqes së tij dhe do të jetë i ndarë në pesë zona.
Zona A do të ofrojë shtëpi për 57 mijë njerëz, zona B do të ketë zyra dhe dyqane si dhe një shtëtitore, zonat C,D dhe E do të ofrojnë 22 mijë njësi akomodimi, shitjeje dhe shumë hapësirë të gjelbërt.
Sunqiao Shanghai
Një distrikt agrokulturor 250 hektarësh ne sheshe, parqe, shtëpi, dyqane, restorante, sera dhe një muze shkencash. Disa nga të korrat do të rriten në ambjente të mbyllura, ndërsa ndërtime pritet të nisin vitin e ardhshëm.
Zona e re Xiongan
Xiongan do të shtrihet në një sipërfaqe tre herë më të madhe se Manhattan. Ajo do të jetë një zonë e veçantë ekonomike, shumë e përparuar teknologjikisht, me shpresën se do të thithë njerëz nga Pekini. Sipas analistëve, do të duhet 15 vite që qyteti të ketë 4,5 milionë banorë.
Distrikti Financiar Yujiapu
Qeveria kineze ka shpenzuar miliarda për ndërtimin e të ashtruquajturit “Manhatani i ri i Kinës”. Madje ai do të ketë disa qiellgërvishtëse të frymëzuara nga Qendra Rockefeller dhe Qendra Lincoln. Ndërtimi nisi në 2008-ën dhe do të ketë kushtuar 30,4 miliardë dollarë, kur të përfundojë në vitin 2019.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.