Ndalet “maratona” e naftës – Çmimet në rënie, OPEC po “lufton” SHBA
Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi maratona e çmimeve duket se ka humbur ndjeshëm vrullin gjatë dy ditëve të fundit.
Tendenca e re e çmimeve merr shtysë nga rritja e prodhimit nga OPEC, pavarësisht se shtetet e bashkuara raportojnë një rënie të prodhimit dhe të rezervave.
Mesa duket, lufta e tregut është shumë larg përfundimit. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.91 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.14 dollarëve për fuçi.
Shtetet e bashkuara të Amerikës raportojnë gjithashtu për një kërkesë të fortë për arin e zi në vend, gjë që i ka dhënë një mbështetje domethënëse çmimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.