Nisin efektet e “Brexit”- Shpërngulen Autoriteti Bankar dhe Agjencia për Barnat! Vendet e BE shpallin kandidaturat për tërheqjen e selive
Mes pasojave të shumta të vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian është edhe nevoja për të spostuar nga Londra në territorin komunitar të dy institucioneve të përbashkëta që e kanë selinë ne kryeqytetin britanik: Autoriteti bankar Europian (European Banking Authority EBA) dhe Agjencia Europiane për barnat (European Medicines Agency EMA). Vendet anëtare të BE-së do të duhet të vendosin deri në vjeshtë se ku do të jenë selitë e këtyre dy institucioneve të rëndësishme.
Dhe në këtë rast ka nisur një betejë diplomatike ku sërish vota e shumicës do të jetë përcaktuese për këtë çështje. Autoritetet e Bashkimit Europian u kanë bërë ftesë vendeve anëtare që të bëjnë aplikimet përkatëse. Deri me 31 korrik vendet e interesuara për të pritur dy institucionet duhet të depozitojnë aktin formal të kandidimit. Italia ka shpallur tashmë kandidaturën për të pritur në Milano Agjencinë Europiane të Barnave e ndërkohë vendet anëtare duhet të bien dakord për modalitetet e vendimmarrjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.