Një vaksinë kandidat në Indi / Cadila pritet të prodhojë 30 mln doza në muaj. Ndodhet në fazën e fundit
Kompania indiane Cadila, synon të trefishojë prodhimin mujor të kandidatit të vaksinës së Covid-19 në rreth 30 milionë doza, ndërkohë që vendi lufton me një valë gjigante të infeksioneve. Virusi ka lënë mbi 100,000 indianë të vdekur vetëm në muajin Maj, pavarësisht se ekspertët mendojnë se shifrat e vërteta janë shumë më të mëdha. Totali i vdekjeve në Indi u rrit sipër 300,000 në nisje të javës, sipas ministrisë së Shëndetësisë. India po përballet me një mungesë të vaksinave, ndërkohë që imunizimet javore kanë rënë nga maja prej rreth 25 milionë doza, që ishin në Prill, në rreth 9 milionë. Qeveria ka premtuar të disponojë 2.67 miliardë doza këtë vit. Cadila, që është themeluar në Ahmedabad, në Indinë Perëndimore, po synon një prodhim mujor të vaksinës kandidat deri në 30 milionë doza, në 4 muajt e para, nga 10 milionë që prodhon tani. Sipas mediave, kompania po kërkonte muajin e kaluar autorizim për përdorim emergjent për vaksinën, tek rregullatori indian. “Ne presim të dorëzojmë vaksinën për autorizim për përdorim emergjent në Maj”- tha Sharvil Patel, ekzekutivi i kompanisë. Sipas tij, kompania do të përdor kapacitetin e vetë, shtuar palë të treta prodhuese për të nxitur manifakturën. Vaksina, e quajtur ZyCov-D, është një vaksinë e plazmidit të ADN-së, që përdor një pjesë të kodit gjenetik, ADN apo ARN, në virus, për të stimuluar reagim imunitar. Vaksina ndodhet në provat e fazës së fundit tek 30,000 të rritur, pasi u zbulua se ishte e sigurt në studimet e mëparshme.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.