Norma e pandryshuar – Banka Qendrore e Ukrainës ‘mirëpret’ progresin e FMN
Banka Qendrore e Ukrainës mbajti normën e saj kryesore UACBIR të pandryshuar në 18 për qind gjatë ditës së sotme.
Gjithashtu ajo tha se përparimi i arritur në bisedimet për të marrë më shumë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përmirësuar perspektivën e inflacionit. Deri për Krishtlindje, Ukraina mund të presë këstin e parë të kredisë nën një qëndrim të ri të FMN nga programi me vlerë prej 1.4-1.9 miliardë dollarë, tha Yakiv Smoliy në një konferencë shtypi.
Autoritetet në Kiev siguruan një marrëveshje të re të FMN për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik vitin e ardhshëm, kur Ukraina mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Bordi ekzekutiv i FMN, i cili duhet të nënshkruajë kredinë, do të takohet më 18 dhjetor.
“Ne presim një këst në rangun prej 1.4-1.9 miliardë dollarë. Ky është një parashikim paraprak” – tha Smoliy.
Banka tha në një deklaratë se kushtet monetare ishin mjaft të shtrënguara për të ulur inflacionin në objektivin afatmesëm prej 5 për qind deri në vitin 2020, duke shtuar se rreziqet e inflacionit ishin dobësuar që nga takimi i fundit i përcaktimit të normave. Rreziqet ndaj këtij objektivi përfshijnë pasigurinë e shkaktuar nga zgjedhjet e afërta të vitit dhe ndikimin mbi eksportuesit e një sulmi me Rusinë mbi Ngushticën Kerch dhe Detin Azov.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.