“Nota Bene Global”, platforma e ngjashme me Airbnb për miliarderët – Ja se ku zgjedhin të qëndrojnë super të pasurit!
Airbnb është një platformë e cila ka ndryshuar strukturën se si njerëzit udhëtojnë, përfshirë këtu miliarderët.
Anthony Lassman, themelues i kompanisë së menaxhimit të udhëtimeve të luksit dhe stilit të jetesës, “Nota Bene Global” me bazë në Londër është marrë me këto lloj planifikimesh që nga viti 2005.
“Dhjetë deri në njëzetë milionë dollar është pasuria fillestare e klientëve tanë, ndërsa disa të tjerë 1.5 deri në 8 miliardë”, tha Lassman për Bussines Insider.
Për miliarderët, kostoja relative e një udhëtimi në Bali është sikur të blesh disa karamele, por kjo nuk do të thotë se ata janë të papërmbajtur në mënyrën se si I shpenzojnë paratë e tyre.
Lassman tregon se klientët e tij do të paguanin shumë vetëm nëse besojnë se është diçka absolutisht e jashtëzakonshme.
Kjo është dhe arsyeja pse trendi I fundit për miliarderët nuk janë më suitat nëpër hotele luksoze me 5 yje por vila private që ofrojë të gjitha kushtet të marra me qira.
Këto lloj vilash janë një lloj “Airbnb-je” për miliarderët duke vënë në dukje se privatësia dhe relaksi i vërtetë që ato ofrojnë ia vlen për çmime jashtëzakonisht të larta.
Për Lassman, kompania e së cilës parafytyron të gjitha vilat para se t’i ofrojë ato si një mundësi për klientët e tij, thotë se gjithçka ka të bëjë me cilësinë.
Marrja me qira e këtyre vilave private në destinacione si Greqia apo Italia zakonisht kushtojnë nga 87,155 $ në 174,349 $ për një javë.
Më poshtë do të gjeni një listë me vila super luksoze të cilat është vështirë të gjenden lehtë në platforma si Airbnb apo Booking pasi vetëm një super i pasur mund t’i përballojë për t’i marrë me qira.
Vilat pranë liqenit të Komos në Itali: rreth 105,847 $ në javë
Vilat italiane pranë liqenit Komo
Vilat luksoze në Mikonos: rreth $174,349 në javë
Lassman nënvizon popullaritetin e vilave luksoze në ishujt grekë.
Vilat në Toskana: rreth $87,155 në javë
Preferohen vilat ku pjesa e pasme e tyre është po aq mahnitëse sa pjesa e përparme
Zakonisht një pishinë në vilë e rrethuar nga malet dhe liqenet preferohet shumë
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.