Optimizëm për Eurozonën – Raporti i BQE, papunësia dhe rritja do tejkalojnë projeksionet
Norma e inflacionit në Eurozonë mund të jetë më e ulët se ç’parashikohej më parë gjatë viteve në vijim.
Por rritja ekonomike dhe papunësia mund t’i tejkalojnë parashikimet më optimiste, shkruan Banka Qendrore Europiane, në raportin e fundit të publikuar ditën e Premte.
Ky raport vjen vetëm një ditë pas takimit të bordit drejtues të bankës. Raporti që vjen në formën e anketës përforcon edhe njëherë faktin se, në vjeshtë do të fillojë shtrëngimi gradual i politikave monetare.
Banka Qendrore Europiane arrin në përfundimin se, norma e inflacionit këtë vit do të jetë në 1.5%, në 1.4% vitin e ardhshëm dhe 1.6% në 2019. Pra, 0.1 pikë përqindje poshtë nivelit të projektuar më parë.
Kjo do të thotë se edhe në terma afat-mesëm, inflacioni do të jetë larg objektivit të bankës, pranë dhe më poshtë se 2%.
Anketa e Bankës Qendrore Europiane flet për një rritje ekonomike pranë 1.9% gjatë këtij viti, paçka se, projeksionet zyrtare fiksohen në 1.7%. Papunësia ndërkohë parashikohet të bjerë me një hap më të shpejtë se projeksionet.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.