Paralajmërohet shkarkim nga puna për ‘rebelët’ – Politikat e rrepta të Google për vaksinimin!
Google ka paralajmëruar punonjësit se në rast se nuk pranojnë të vaksinohen do të humbasin vendin e punës.
Sipas burimeve thuhet se punonjësve u është kërkuar të paraqesin dokumente që vërtetojnë se kanë kryer procesin e vaksinimit.
Sa i përket atyre që refuzojnë të vaksinohen,është bërë me dije se do të kalojnë në pushime pa pagesë e më pas do të shkarkohen nga detyra.
Të kontaktuar nga BBC në lidhje me vërtetësinë e këtij lajmi,Google nuk e ka mohuar saktësinë e tij.
Një zëdhënës tha: “Siç kemi thënë më parë, kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe të mbajmë shërbimet tona në funksion.Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar punonjësit tanë që mund të vaksinohen ta bëjnë këtë dhe të qëndrojmë me vendosmëri prapa politikës sonë të vaksinimit.”
Ata që nuk e kryejnë vaksinimin deri më 18 janar të vitit të ardhshëm do të vihen në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë, thuhet në memorandum, e ndjekur nga pushimi pa pagesë deri në gjashtë muaj.
Pas asaj periudhe “leje personale pa pagesë” do të shkarkohen nga puna./BBC
VJOLA GREMI / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.