Parandalimi i infeksioneve asimptomatike nga vaksina, BioNTech: “Presim rezultatet në muajin shkurt”
Në lidhje me infeksionet asimptomatike, Shahin tha se do të zbulohet deri në muajin Shkurt, nëse vaksina do të mund t’i parandalojë. Shefja mjekësore e BioNtech, Ëzllem Tyreci, tha se mbrojtja nis të shfaqet në rreth 12 ditë pas dozës së parë. Me këtë regjim, ka një efikasitet prej 95%, duke nisur nga 7 ditë pas dozës së dytë. Në lidhje me efektet anësore, ajo tha se kanë qenë të lehtë deri në mesatare dhe se janë zgjidhur në pak ditë pas vaksinimit
“Efektet anësore zakonisht kanë qenë të lehta e deri në të mesme në intensitet, dhe janë zgjidhur brenda pak ditësh të vaksinimit. Më të shpeshtat që kemi vëzhguar janë dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe e kyçeve.”
Bashkimi Europian po përgatitet për një fushatë të jashtëzakonshme të vaksinimit, ndërkohë që rregullatori i barnave i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer me BioNTech, në nisje të javës. Europa pritet të marrë 12.5 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.