Pas bashkive të vogla ‘fshihet’ një thesar 93 miliardë euro në vit – Por nevojiten investime!
Dy milion shtëpi të papërdorura në 5.627 fshatra, pikërisht larg qyteteve të mëdha, por me shumë pak shërbime. Italia e komunave të vogla, çka përbën dy të tretat e totalit kombëtar, mund të japi përgjigjen për nevojën për të jetuar dhe mënyrën e jetesës më të qëndrueshme.
Massimo Castelli, koordinator kombëtar i qyteteve të vogla të ANCI (Shoqata Kombëtare e Komunave Italiane) dhe kryetar i bashkisë së Cerignale, në Emilia Romagna, është i vendosur. “Duhet gjithashtu të luftonim për mirëmbajtjen e një mijë postave. Pa negociatat tona me Poste Italiane ato do të ishin mbyllur”.
ANCI ka hartuar prej kohësh Agjendën e saj të Kundër-Eksodit e cila përqendrohet në bashkitë e brendshme, periferike, rurale, malore me përmasa më të vogla demografike, të cilat megjithatë, me shtrirje, mbulojnë 54.1% të sipërfaqes totale të gadishullit. Zonat që ofrojnë përparësi për cilësinë e jetës së qytetarëve, të cilat sigurojnë, përmes kujdesit të banorëve, mbrojtjen e natyrës, si dhe mbrojtjen e tokës dhe ruajtjen e peizazhit.
Të gjitha këto eksternitete pozitive për mjedisin, të ashtuquajturat “shërbime ekosistemi”, vlejnë të paktën 93 miliardë euro në vit, gati 5% e PBB-së. “Nxjerrja e kësaj vlere dhe shndërrimi i saj në pagesa është një sfidë vendimtare për një perspektivë të qëndrueshmërisë, në një kohë të ndryshimit të klimës dhe paqëndrueshmërisë hidrogeologjike”, nënvizon kryetari i komunës.
«Duhen të paktën 30 vjet për t’u rikthyer në një situatë ekuilibri, përfundon kryetari i komunës Cerignale. Nuk është e mjaftueshme për të ri banuar shtëpitë, për të ndërtuar ose rinovuar. «Nxitjet për të rinjtë dhe bizneset janë thelbësore. Një shembull i mirë vjen nga rajoni Emilia Romagna me prerjen e IRAP për kompanitë që investojnë në male. Dhe për çifte dhe familje të reja që jetojnë në male ose që vendosin ta bëjnë këtë, ofrohen grante. Për blerjen ose rinovimin e shtëpisë deri në 30 mijë euro ”. Sidoqoftë, komunitetet duhet të rindërtohen, saktësisht siç ndodhi në zonat e tërmetit. Një temë e debatuar pak, por që mbetet ende e vlefshme edhe sot. “Ne nuk mund të flasim për braktisjen e territoreve vetëm kur ndodh një rrëshqitje toke që shkatërron shtyllën e një autostrade.” (valori)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.