Pasojat e sanksioneve në Kubë – Kompania ajrore më e madhe në vend anulon fluturimet ndërkombëtare
Kompania ajrore më e madhe e kubas, Cubana deklaroi se ka anuluar në masë fluturimet ndërkombëtare, sidomos drejt Meksikës dhe Venezuelës, si pasojë e vështirësive që po kalon, rrjedhojë e sanksioneve më të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto anulime do të prekin rreth 40 mijë pasagjerë brenda fundit të këtij viti, si dhe vlerësohet se do të çojnë në një humbje prej 10 milionë dollarësh për kompaninë ajrore. Si pasojë e sanksioneve nga Washingtoni, linjat ajrore të Kubës po hasin vështirësi shumë të mëdha për të blerë aksesorë për avionët e tyre.
Për rrjedhojë ato mund të vazhdojnë të operojnë në treg vetëm duke marrë me qira avionë nga vendet të tjera. Departamenti i tregtisë në SHBA deklaroi javën e kaluar se i ka hequr licencën kompanive vendase që kanë lëshuar me qira avionë për kompanitë kubane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.