Paundi në pikën e tij më kritike, politika fajtore
Paundi britanik preku nivelin më të ulët në katër muaj kundrejt dollarit, pasi procesi i Brexit nën drejtimin e Theresa May dështoi sërish për të marrë aprovimin e parlamentarëve në Britani, me rivalët politik të May që janë rreshtuar për ta zëvendësuar atë.
Paundi është në të dymbëdhjetën ditë radhazi më poshtë euros, rasti më i keq në histori, pasi tregu vazhdoi çoroditjet e tij nën presionin e rrezikut të një dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje. May do të përpiqet sërish këtë të martë të kalojë një marrëveshje për Brexit në parlament, e cila sipas saj do të duhet të votohet në qershor. Përpjekjet ajo i rifilloi pasi pranoi fillimisht që të vendosej një datë për largimin e saj.
Monedha e kurorës britanike ka rënë me 2.6% këtë muaj, performanca më e keqe mes valutave kryesore të botës, pasi mundësia e largimit May nga drejtimi i qeverisë, lë vend për të kuptuar që zëvendësuesi i saj do jetë një njeri akoma më i padëshiruar për bursat. Zgjedhjet për BE-në këtë javë janë gjithashtu në qendër të vëmendjes, sepse një fitore për partinë që mbështet daljen pa marrëveshje të Britanisë nga BE-ja do nënkuptonte mbështetje popullore për një kandidat edhe më të keq se May si kryeministër.
“Politika dhe ekonomia do të peshojnë shumë tek Poundi këto zgjedhje evropiane”,- tha Neil Jones, kreu i shitjeve të valutave në ‘Mizuho International Plc’.
Poundi është në pozitat e tij më të vështira tregtare, duke u ulur shumë se 0.3% në 1.2685 dollarë, më e ulëta që nga 15 janari. Strategët vlerësojnë se monedha do të ulet deri në 1.20 dollarë, nëse Boris Johnson zëvendëson May si kreun e qeverisë Britanike. Në raport me euron, ajo ra 0.1% në 87.80 cent, duke u dobësuar më shumë se 3% gjatë 12 seancave të fundit. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.