Problemet me vaksinat “tradicionale”. AstraZeneca, Sputnik dhe J&J, përballë sfidave nëse vaksina do bëhet çdo vit
Vaksinat e AstraZeneca, Institutit Gamaleya në Rusi dhe Johnson & Johnson, luftojnë koronavirusin me një virus tjetër, duke bërë që shkencëtarët të shqetësohen mbi efektshmërinë, nëse bëhet i nevojshëm vaksinimi vjetor për të luftuar variantet e reja. Vaksinat me vektorë viralë, që përdoren edhe nga disa kompani kineze, përdorin virus të modifikuara të padëmshme, si mjete, apo vektorë, që bartin informacion gjenetik që ndihmon organizmin të ndërtojë imunitet kundër infeksioneve të ardhshme. Megjithatë, ekziston rreziku që trupi zhvillon gjithashtu imunitet nga vetë vektori, duke e njohur si trup të jashtëm dhe e shkatërruar atë.
Shumica e kompanive me vektorë viralë, kanë përdorur një adenovirus, një lloj i padëmshëm i virusit të gripit të zakonshëm. Analistët thonë se eksperienca me adenoviruset për vite me radhë, ka treguar se këto vektorë mund të kapen nga sistemi imunitar, pas injeksioneve të vazhdueshme. Kjo bën që këto vaksina të jetë në disavantazh ndaj vaksinave të tjera që përdorin teknologjinë e lajmëtarit të ARN, si ato të Pfizer dhe Moderna, apo vaksina që përdorin koronaviruse të paaktivizuara si Sinovac.
Imuniteti ndaj vaksinave me vektorë viralë nuk është gjë e re, por ka rimarrë vëmendje, ndërkohë që kompani si J&J presin vaksina të rregullta të Covid-19, si ato të gripit, për të luftuar variantet e reja të koronavirusit. Moderna dhe Pfizer kanë deklaruar veçmas se po studiojnë injeksione nxitëse që shënjestrojnë variantet e reja. Një sukses i madh për teknologjinë me vektorë viralë ishte miratimi vaksinës Ervebo të Merck ndaj Ebola në vitin 2019. Por imuniteti vektorial është lidhur me dështime në të shkuarin, përfshirë kur vaksina e Merck në vitin 2004 për SIDA u injektua tek njerëz që ishin ekspozuar më parë tek adenovirusi i përdorur për vaksinën.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.