Projektet argëtuese – Mbreti Arabisë Saudite ‘hedh’ miliarda dollarë
Mbreti i Arabisë Saudite Salman, ka filluar katër projekte për qëllime argëtuese në kryeqytetin Riyadh.
Projektet kapin vlerën e 86 miliardë rijal ose 23 miliardë dollarëve dhe përfshijnë një park, një pistë sportive dhe qendër të hapur për artin. Ato janë seritë më të fundit të investimeve të këtij lloj profili që sinjalizojnë mbështetjen për djalin dhe trashëgimtarin e mbretit, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, i njohur si MbS.
Mbretëria po përpiqet të kapërcejë dënimin global që pasoi vrasjen në konsullatën saudite në Stamboll të gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Princi i kurorës u akuzua se ishte i përfshirë në vrasje. Mbretëria dhe princi i kurorës gjithashtu janë gjykuare dhe për hedhjen në gjyq të 10 aktivistëve duke i ngritur akuza lidhur me punën e tyre për të drejtat e njeriut. Mediat e mbështetura nga shteti i quanin tradhtarë dhe “agjentë të ambasadave”.
Katër projektet e reja janë në fazën e tyre të fillimit. Puna do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2019. Thuhet se do të krijohen 70 mijë vende pune për Sauditët. Ata gjithashtu do të ofrojnë mundësi investimi me vlerë 50 miliardë rijalësh për investitorët vendas dhe të huaj.
Mbreti gjithashtu urdhëroi që një nga rrugët kryesore të kryeqytetit të emërohej pas djalit të tij. Princi i kurorës, 33 vjeç ka fituar lëvdata jashtë vendit pasi i dha fund ndalimeve të tilla si: gratë nuk duhet të ishin shofere apo të kishin fuqi të policisë fetare.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.