Saudi Aramco, pranë rimëkëmbjes Do rikthehet në kapacitet të plotë në fund të Shtatorit
Kompania arabe e naftë, Saudi Aramco, ka lënë pas sulmet në fabrikat e naftës dhe është “më e fortë se kurrë”, sipas kreut ekzekutiv, Amin Nasser.
Ai shtoi se prodhimi i plotë i naftës do të rifillojë në fund të këtij muaji. Më 14 Shtator, sulmet në fabrikat Abqaiq dhe Khurais, që janë më të mëdhatë të mbretërisë, përgjysmuan prodhimin e naftës të Arabisë Saudite, duke hequr 5.7 milionë fuçi në ditë nga tregu.
“Zjarret që synonin shkatërrimin e Saudi Aramco bënë që 70,000 persona të angazhohen në rindërtimin e shpejtë. Nëse nuk do të kishte qenë për këtë reagim, ndikimi te tregu i naftës dhe ekonomia botërore do kishte qenë shumë më i madh” tha kreu ekzekutiv i kompanisë.
Gjashtë ditë pas sulmit në qendër të industrisë së energjisë së Arabis Saudite, që shtoi edhe tensionet e vjetra me Iranin, gjiganti shtetëror i naftës ftoi gazetarë tek fabrikat që të vëzhgonin dëmet dhe përpjekjet për rindërtimin.
Mijëra punëtor dhe kontraktorë janë detyruar të braktisin projekte të tjera që të punojnë në rikthimin e prodhimit tek fabrikat. Aramco po merr pajisje nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa që të rindërtojë fabrikat e dëmtuara.
Ministri i Energjisë i Mbretërisë, Abdulaziz bin Salman, tha se Arabia Saudite ka përdorur rezervat për të ruajtur fluksin e naftës drejt klientëve brenda dhe jashtë vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.